
Punimet në seancën përmbyllse në rastin Mustafa janë mbyllur meqë është vendosur për 30 minuta pauzë, raporton Gazeta10.
Në seancën e sotme po vazhdon fjala përfundimtare e avokatit mbrojtës të Salih Mustafës, Julius von Bone.
Ai gjatë fjalës së tij në këtë pjesë kryesisht ka folur lidhur me dëshmitë dhe dëshmitarët e përfshirë në këtë proces si dhe për një kompleks që përmendet në aktakuzë.
Avokati Bone, ndër të tjera, ka thënë se ZPS-ja ka ndryshuar qëndrimet lidhur me kompleksin në fjalë.
Dje mbrojtja e viktimave ka dhënë fjalën përfundimtare dhe më pas e ka marrë fjalën mbrojtja e Salih Mustafës.
Prokuroria ka kërkuar dënim me 35 vjet burg për Salih Mustafës. Ai aktualisht gjendet në qendrën e paraburgimit në Hagë. / Gazeta10.