Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Prokuroria: Akuzat e mbrojtjes ndaj ZPS-së të pabaza

Gazeta10
15 Shtator 2022 - 13:12

Në seancën përbyllëse ndaj Salih Mustafës, nga Prokuroria është thënë se mbrojtja ka bërë akuza pabazë sot në mëngjes ndaj ZPS-së, raporton Gazeta10.

Nga Prokuroria është komentuar kjo pjesë meqë mbrojtja e Saih Mustafës para pak orësh ka thënë se ZPS-ja ka ndryshuar qëndrimin lidhur me kompleksin që është pjesë e procesit gjyqësor.

“Përpara se të vazhdojë të nderuar, sot në mëngjes mbrojtja bëri akuza ndaj ZPS-së duke pretenduar pabazë se ZPS-ja për herë të parë e ka ndryshuar qëndrimin e vet gjatë ecurisë së kësaj cështjeje lidhur me të burgosurit në vendin ku ata janë mbajtur në kompleksin e ndalimit në Zllash”, është thënë nga Prokuroria.

Tutje, Prokuroria ka thënë se kjo nuk është e vërtetë dhe se deklartata e dëshmitarëve kanë pasur konsekuencë.

“Asgjë nuk mund të jetë më lartë e vërtetë, për këtë cështje dëshmitarët e ZPS-së dëshmuan në mënyrë konsekuente lidhur me vendin e ndalimit”, është thënë ndër të tjera nga Prokuroria.

Dje mbrojtja e viktimave ka dhënë fjalën përfundimtare dhe më pas e ka marrë fjalën mbrojtja e Salih Mustafës.

Prokuroria ka kërkuar dënim me 35 vjet burg për Salih Mustafës. Ai aktualisht gjendet në qendrën e paraburgimit në Hagë. / Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.