
Pala mbrojtëse e viktimave ka marrë fjalën në seancën përbyllëse në rastin e Salih Mustafës, raporton Gazeta10.
Nga pala mbrojtëse është thënë se është e rëndësishme që ndalimi arbitrar të pranohet si dhunim serioz i të Drejtave të Njeriut.
“Unë e kam bërë të qartë në deklaratën time përmbyllëse gjatë ditës së djeshme se se e rëndësishme është që krimi i ndalimit arbitrar të pranohet se është një dhunim serioz i të Drejtave të Njeriut”, ka thënë pala mbrojtëse e viktimave.
Dje mbrojtja e viktimave ka dhënë fjalën përfundimtare dhe më pas e ka marrë fjalën mbrojtja e Salih Mustafës.
Prokuroria ka kërkuar dënim me 35 vjet burg për Salih Mustafës. Ai aktualisht gjendet në qendrën e paraburgimit në Hagë. / Gazeta10.