Kontaktoni

info@gazeta10.com

10plus

Egla Ceno nuk është përjashtuar nga shtëpia e BBV? Këto pamje kanë ngjallë shumë dyshime

Gazeta10
01 April 2024 - 16:17

Egla Ceno u skualifikua ditën e djeshme (e diel) nga Big Brother VIP Albania 3.

Një ‘zarf i zi’ mbërriti në shtëpi, në të cilin thuhej se aktorja u përjashtua për shkak të rastit të fundit me Meriton Mjekiqin si dhe për ofendimet që ka bërë këto kohë.

Megjithatë, një ‘promo’ e publikuar në faqen zyrtare të Big Brother tregon se ajo ndodhet ende në shtëpi.

Videoja, që u shpërnda në Instagram, mori reagime menjëherë nga ndjekësit e këtij formati.

Shumë besuan se ishte gënjeshtër dhe se do të rikthehet sërish në shtëpinë e famshme.

Veprimet e Eglës në këtë insert duken të dyshimta, në një ambient tërësisht të ri.

“Unë jam Ok”, ka shkruar ajo në tokë.

Sidoqoftë, pritet të shihet se çfarë do të ndodhë të martën gjatë spektaklit.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.