Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Tahiri: Jemi gati ta kompletojmë Kuvendin, çdo veprim për funksionalizimin e tij do ta mbështesim

Gazeta10
22 September 2026 - 23:01

Në  përballje televizive me analistin politik Burim Korqa, deputeti i PDK-së, Arian Tahiri, është pyetur nëse partia e tij është e gatshme që të kompletohet Kryesia e Kuvendit, duke dhënë edhe nënkryetarin, dhe më pas të procedohet me votim.

Korqa e pyeti Tahirin nëse PDK-ja është e gatshme të ndërmarrë këtë hap për t’i hapur rrugë funksionalizimit të Kuvendit.

Tahiri u përgjigj se, sipas tij, të gjitha veprimet e nevojshme janë të gatshme dhe se PDK-ja do ta mbështesë çdo veprim që çon përpara procesin.

“Ne jemi gati për çdo veprim, si rezultat i mbështetjes së përbashkët të ligjit dhe agjendës së përbashkët të katërshes, që janë duke u mbajtur padrejtësisht në Hagë”, deklaroi Tahiri.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.