Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Befason Krenar Shala: Dyshon se Vlora Hyseni mund të ketë pasur lidhje me BIA-n serbe

Gazeta10
22 September 2026 - 21:21

Analisti politik Krenar Shala, në emisionin “Politiko” në Kanal 10, ka komentuar zhvillimet rreth ish-drejtoreshës së SHISH-it, Vlora Hyseni, duke ngritur disa pikëpyetje lidhur me rrethanat që kanë çuar në arrestimin e saj.

Shala tha se, sipas tij, Hyseni mund të jetë përpjekur të fshehë veprime që kanë qenë në kundërshtim me detyrën e saj, ndërsa përmendi edhe mundësinë që ajo të ketë qenë e shantazhuar.

“Si duket, kjo u mundu me fsheh të bëmat që bien ndesh, ka qenë e shantazhuar”, tha Shala.

Ai iu referua edhe deklarimeve të liderit të opozitës në Shqipëri, Sali Berisha, lidhur me pretendimet për takime të shpeshta mes Ilir Agasit dhe Hysenit.

“Zoti Berisha, nëse e marrim si të mirëqenë, shefi i opozitës në Shqipëri po thotë se afër banesës time, dy herë në javë, i kam parë zotin Agasi me zonjën në fjalë duke ngrënë drekë”, tha Shala.

Më tej, ai përmendi edhe një pretendim tjetër të Berishës, sipas të cilit takimi i parë i Hysenit pas marrjes së detyrës ka qenë një takim sekret në Beograd.

“Po ashtu po thotë që takimin e parë që e ka pasur zonja në fjalë kur e ka marrë detyrën ka qenë takimi sekret në Beograd. Nuk mund ta konfirmojmë, por ashtu thonë”, u shpreh Shala.

Analisti ngriti edhe pikëpyetje lidhur me një rast tjetër, duke thënë se do të donte të dinte arsyet e shkarkimit të Hysenit nga drejtuesit e institucioneve në Kosovë.

“Shumë kisha pasë qef me ditë pse zoti Kurti me Vjosën e kanë shkarku atë zonjë”, tha Shala.

Ai shtoi se, sipas tij, mund të ketë pasur ndonjë lidhje me elemente serbe, por theksoi se një pretendim i tillë duhet të konfirmohet.

“Unë shumë besoj se ndonjë lidhje të shkurtë me BIA-n serbe, naj sen, por duhet me konfirmu”, deklaroi Shala në “Politiko”.

Pretendimet e përmendura nga Shala dhe Berisha nuk janë paraqitur këtu si fakte të konfirmuara dhe kërkojnë verifikim të mëtejshëm nga burime zyrtare./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.