
Habib Mëziu, vëllai i Salih Mëziut, ka rrëfyer në emisionin “Gazeta” në Kanal 10 për momentet e rënda pas gjetjes së eshtrave të familjarit të tij, duke thënë se ende nuk kanë informacion të plotë se si kanë përfunduar ata në atë vend.
Mëziu tha se, pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme për të mësuar më shumë për fatin e tij , familja ende nuk ka marrë përgjigje të plota për rrethanat e zhdukjes dhe mënyrën se si trupat e tyre kanë përfunduar në atë lokacion.
“Si kanë përfunduar aty, ne nuk e dimë. E dimë vetëm që ai person ka punuar për Policinë e Kosovës dhe EULEX-in, mirëpo nuk na ka dhënë informacione të bollshme se si ka ndodhur. Aty kanë shpëtuar dy a tre ndër ta, edhe i ndjeri Faik Spahiu, por nuk ka pasur informacione, nuk ka ditur të na tregojë kurgjë”, ka rrëfyer Mëziu.
Ai ka treguar se vetë ka shkuar në vendin ku janë gjetur eshtrat dhe ka parë nga afër gjendjen e lokacionit.
“E tash, atje ku i kanë gjetur eshtrat e tyre, jam kanë dhe e kam pa. Aty ka qenë katastrofë. S’di unë qysh i kanë bartë kufomat e i kanë varrosë. Ka qenë vend i pashkelun. Si e kanë çel atë rrugë me ekskavator, ka qenë tmerr për mu. E kam pa vetë”, ka thënë ai.
Mëziu ka treguar se përjetimi i atij momenti ka qenë veçanërisht i rëndë pas 27 vitesh pritjeje dhe pasigurie.
“Emocionet kanë qenë shumë të larta. Për mua ka qenë një tronditje. Pas gjithë këtyre viteve, me shku në atë vend dhe me e pa se ku kanë përfunduar, është shumë e rëndë”, ka deklaruar ai.
Familja Mëziu, për vite me radhë, ka kërkuar të zbardhet fati i familjarëve të zhdukur gjatë luftës në Kosovë. Habib Mëziu ka thënë se familja ka kërkuar informacione në vende të ndryshme dhe ka ndërmarrë edhe hapa ligjorë në përpjekje për të mësuar se çfarë kishte ndodhur me ta.
“Për 27 vite kemi qenë në ankth e pritje. Tani u konfirmua që janë gjetur. I pari u identifikua, presim edhe të tjerët. Ne kemi dashur gjithmonë ta dimë se si ka ndodhur”, ka thënë Mëziu.
Ai ka theksuar se, megjithëse gjetja e eshtrave i jep fund një pjese të pasigurisë së familjes, pyetjet për rrethanat e vdekjes dhe mënyrën se si janë bartur e varrosur trupat mbeten ende të hapura.
“Edhe sot e kësaj dite nuk ndihem i qetë asnjëherë. Lufta i ka këto sfida, por ne kemi pasur nevojë ta dimë të vërtetën”, ka përfu