Kontaktoni

info@gazeta10.com

Uncategorized

Matoshi: Veç një shtrëngim duarsh mes Albin Kurtit e Donald Trumpit do të ishte veprim Skënderbejan

Gazeta10
22 September 2026 - 22:02

Analisti politik Halil Matoshi, në emisionin “Politiko” në Kanal 10, ka komentuar përmendjen e Kosovës nga presidenti amerikan Donald Trump dhe rëndësinë që, sipas tij, kjo ka për Kosovën në planin ndërkombëtar.

Matoshi tha se vetëm përmendja e Kosovës nga një prej fuqive më të mëdha botërore, në këtë kontekst, është e rëndësishme për shtetin.

“Përmendja e një superfuqie botërore e Kosovës në këtë kontekst do të thotë që na jemi gjallë në hartën gjeopolitike të botës. Veç përmendja për neve është e mjaftueshme, si shtet po flas, e lëre më një takim”, u shpreh Matoshi.

Ai foli edhe për mundësinë e një takimi ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit amerikan, Donald Trump, duke thënë se një takim i tillë do të kishte rëndësi të veçantë për Kosovën.

“E di që s’është e lehtë me thanë ‘hajde ta zhbëjmë Gjykatën Speciale’, sepse nuk shkon kështu”, tha Matoshi, duke iu referuar Gjykatës Speciale.

Megjithatë, ai vlerësoi se edhe një takim apo një shtrëngim duarsh mes Kurtit dhe Trumpit do të mund të kishte peshë të madhe politike.

“Por një shtrëngim dore sot, nesër, pasnesër, kurdo që bëhet mes Kurtit e Donald Trump, është një dorë e fuqishme në mbrojtje të Kosovës edhe një punë e madhe e mirë në mbrojtje të Kosovës”, deklaroi Matoshi në “Politiko”./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.