
Presidenti i Serbisë, Alekandar Vuçiq, ka thënë se Serbia nuk e jep asnjë milimetër tokë, raporton Gazeta10.
Vuçiq ka thënë se Serbia po përballet me shumë sfida teksa ka përmendur edhe Kosovën.
“Kur jemi në prag të nja kataklizime globale, duhet ta kuptojmë se uniteti i të gjithë serbëve është i rëndësishëm. Serbia po përballet me shumë sfida, ata sulmuan Kosovën dhe M. dhe thjesht duan ta përfundojnë atë që kanë filluar shumë kohë më parë. Mund t’u them vetëm një gjë: Ju doni të na merrni tokën edhe në gjerësi edhe në gjatësi, a ne nuk do t’ju japim asnjë centimetër”, ka thënë Vuçiq.
Tutje, i pari i Serbisë ka thënë se askush nuk do ta mund të drejtën dhe vendosmërinë e popullit serb.
“Mund të keni çfarëdo fuqie që doni, të jeni të fuqishëm dhe të mëdhenj, por nuk mund të mposhtni drejtësinë dhe të drejtën e vendosmërinë e popullit, dhe nuk mund ta mposhtni atë që mendojmë se është uniteti i popullit tonë. Nuk mund të mposhtim drejtësinë dhe ligjin, as vendosmërinë e një populli për të mbetur i lirë”, ka thënë ai. / Gazeta10