Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Vdes pediatrja nga Mitrovica, SHSKUK del me njoftim

Gazeta10
02 April 2024 - 19:51

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) ka shkruar për vdekjen e specialistes së Pediatrisë nga Mitrovica, Dallëndyshe Kumnova.

Në njoftimin e SHSKUK’së thuhet se Kumnova ishte e angazhuar për 35 vite si pediatre.

“Dr. Dallëndyshja mbi 35 vjet shërbeu me përkushtim ndaj fëmijëve, duke ofruar ndihmën e pakursyer shëndetësore. Deri në pensionim, doktoresha punoi në Spitalin e Përgjithshëm ” Dr. Sami Haxhibeqiri”, në Mitrovicë”, thuhet në njoftimin e SHSKUK-së.

SHSKUK ka shprehur ngushëllime për vdekjen e doktoreshës.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.