Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

​Digjet vetura e një hetuesi policor në veri

Gazeta10
03 April 2024 - 8:42

Vetura e një polici hetues të Policisë së Kosovës, i nacionalitetit serb, është djegur në Mitrovicën e Veriut.

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani i tha Exress se ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 05:00.

Nuk pati tjetër përveç dëmeve materiale të veturës “Dacia” me targa serbe, e cila u dogj tërësisht. Ajo ishte pronë e një polici hetues serb.

Njësitet e zjarrfikësve dolën menjëherë në vendin e ngjarjes.

Elshani thotë se Policia po punon për t’i zbuluar rrethanat e kësaj ngjarjeje.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.