Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Dalin fotografitë e veturës së djegur të policit në pjesën veriore të Mitrovicës

Gazeta10
03 April 2024 - 10:20

Vetura e një polici hetues të Policisë së Kosovës, i nacionalitetit serb, është djegur në Mitrovicën e Veriut.

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani i tha Gazeta10 se ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 05:00.

Nuk u raportua për dëme të tjera përveçse vetura “Dacia” me targa serbe u dogj tërësisht. Ajo ishte pronë e një polici hetues serb.

Njësitet e zjarrfikësve dolën menjëherë në vendin e ngjarjes.

Elshani thotë se Policia po punon për t’i zbuluar rrethanat e kësaj ngjarjeje.

Mediumi në gjuhën serbe “KoSSev” ka publikuar fotografitë nga vendi i ngjarjes.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.