Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Lindin katërnjak në QKUK

Gazeta10
03 April 2024 - 13:42

Në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK, një grua ka lindur katërnjak. Pacientja është një 26 vjeçare nga Podujeva.

Sipas njoftimit, tre fëmijë janë të gjinisë mashkullore dhe një e gjinisë femërore.

 “Në Klinikën Obstetrike – Gjinekologjike, të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, një nënë nga Podujeva, ka lindur katërnjakë. Nëna me inicialet D. S., 26 vjeçare, ka lindur me operacion, në kujdes shëndetësor të mjekëve, mamive dhe infermierëve. Tre fëmijë janë të gjinisë mashkullore dhe një e gjinisë femërore. Nëna bashkë me fëmijët janë në gjendje të mirë shëndetësore.  Tani fëmijët janë nën përkujdesje të stafit mjekësor në Klinikën e Neonatologjisë, ku janë duke marrë trajtimet e nevojshme”, thuhet në njoftim.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.