
Kanë përfunduar të gjitha deklaratat përfundimtare të palëve, dhe është shkuar në pauzë të tretë për këtë ditë, raporton Gazeta10.
Përndryshe, sot ka vazhduar seanca përmbyllëse në rasti Mustafa, ku fjalën përfundimtare e ka dhënë mbrojtja e Salih Mustafës.
Mbrojtja e Salih Mustafës ka shpalosur dhe analizuar një numër të dëshmive dhe dëshmitarëve që janë pjesë e këtij procesi.
Po ashtu, sot ka marrë fjalën edhe Prokuroria si dhe mbrojtja e viktimave.
Mbrojtja e Salih Mustafës e ka akuzuar ZPS-në se ka ndryshuar qëndrimet lidhur me një ndërtesë në Zllash që është e përfshirë në aktakuzë. Prokuroria më pas i hodhi poshtë këto akuza duke i quajtur të pabaza. / Gazeta10