Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Nervozohet Çollaku: Pesë pare s’i jap a është Kurti, a tjetërkush kryeministër!

Gazeta10
04 April 2024 - 21:59

Gazetari Ardian Çollaku ka thënë se për të nuk ka rëndësi se kush është Kryeministër i Kosovës.

Ai në emisionin Politiko me Kushtrim Sadikun në Kanal10, ka thënë se nuk i jep pesë pare a është Kurti, a tjetërkush kryeministër.

“Nuk i jap 5 pare a është Albin Kuti kryeministër a kush vjen…unë nuk e kam problem a bie Albini, a rrinë Albini, ti e ki problem se a bie ai”, ka thënë Çollaku duke iu kundërpërgjigjur analistes Fatime Hajdari.

Kjo e fundit ka insistuar se nëse opozita do ta rrëzojë Kurtin tash, ai do të rikthehet edhe më i fuqishëm në zgjedhjet e reja. /GAZETA10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.