Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kryeministri Kurti te familja e Vasfije Krasniqi-Goodman: Sërish shpreha mirënjohje për guximin e saj

Gazeta10
05 April 2024 - 0:02

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shkruar në Facebook, të enjten që këtë mbrëmje e ka kaluar te familja e  Vasfije Krasniqi Goodman, ish-deputete e Lëvizjes Vetëvendosje.

Kurti ia ka shprehur sërish mirënjohjen për guximin e treguar dhe përkushtimin e saj që t’i jep zë të vërtetës.

 “Kënaqësi e veçantë që këtë mbrëmje ta kaloj në familjen e Vasfije Krasniqi Goodman. Vasfijes ia shpreha sërish mirënjohjen më të thellë për guximin dhe përkushtimin e saj që t’i jep zë të vërtetës. Ritheksova mbështetjen e palëkundur për të gjitha të mbijetuarat e të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë. Përkrahja e pakushtëzuar institucionale dhe shoqërore është e domosdoshme për të larguar heshtjen që mveshë këtë krim, këtë armë lufte të përdorur nga Serbia”, ka shkruar Kurti.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.