Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Arifi: Deklaratat e Vuçiq – arsyeja e vizitës së paparalajmëruar të Lajçak 

Gazeta10
15 September 2022 - 17:39

Njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare, Dritëro Arifi, ka thënë se vizita e sotme e paparalajmëruar e Emisarit të BE-së për Dialogun, Miroslav Lajçak në Kosovë, ka të bëjë me deklaratat e presidentit serb, Vuçiq. 

Arifi në Info10, ka thënë se Lajçak po tenton të takojë sa më parë të dy palët që ta përshpejtojë dialogun që të arrijë një marrëveshje, transmeton Gazeta10. 

“Ardhja e z.Lajçak me kaq urgjencë ka të bëjë pikërisht me mesazhet dhe fjalimet që bëri Vuçiq këto ditë, sepse realisht mesazhi i tij i pati dy qëllime. Ke mesazh luftënxitës me qëllim që të minojë dialogun, dhe mesazhi i dytë është kërcënimi i Evropës për një konflikt të ri në Ballkan. Vuçiq po dëshiron të formojë një partneritet pa njohje, pra ai e njeh Kosovën që ekziston, por jo ligjërisht, dhe kjo e ka detyru që Lajcak të lëvizë sa më shpejt”, ka thënë Arifi./Gazeta10 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.