Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Molliqaj i fton qytetarët më 21 shtator në protestën e PSD-së

Gazeta10
15 September 2022 - 17:46

Lideri i PSD-së, Dardan Molliqaj, i ka ftuar qytetarët që më 21 shtator t’i bashkohen protestës së organizuar nga kjo parti, në kundërshtimin e vizitës së kryetares së Dhomave të Specializuara në Hagë, Ekaterina Trendafilova.

I pari i PSD-së, ka thënë se protesta do të jetë në Gjilan, nga ora 10:00, transmeton Gazeta10.

“Vizita e znj. Trendafilova është instrument propagande. Përpjekja e saj për ta rehabilituar një proces të padrejtë kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nuk mundet të kalojë pa u vënë re. Kjo vizitë është e padëshirueshme”./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.