Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Në bashkëpunim me ushtrinë turke, FSK përfundon një trajnim që kishte për qëllim ngritjen e kapaciteteve ushtarake

Gazeta10
05 April 2024 - 16:44

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se pjesëtarët e FSK-së në Regjimentin e Tretë të Këmbësorisë (R3K) kanë përfunduar me sukses trajnimin me Murtaja 81mm, të udhëhequr nga instruktorët e kontingjentit turk.

“Trajnimi i realizuar në bashkëpunim me Ushtrinë Turke kishte për qëllim ngritjen e kapaciteteve ushtarake në nivel të regjimentit dhe rritjen e ndërveprushmërisë me partnerët në fushën e mbështetjes me zjarr për këmbësori të lehtë”, ka shkruar Maqedonci.

Ai ka publikuar edhe disa fotografi nga ky trajnim

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.