
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka njoftuar se Kosova tashmë është bërë pjesë e Hartës Gjeologjike Evropiane.
Rozvanolli tha se pas një angazhimi intenziv nga Shërbimi Gjeologjik i Kosovës, Kosova tash është paraqitur në hartë me kufinj të plotë e pa fusnotë, si dhe trajtohet njëjtë si të 37 vendet Evropiane pjesë të Shërbimit Gjeologjik Evropian.
“Kosova pjesë e Hartës Gjeologjike Evropiane!
Pas një angazhimi intenziv nga Shërbimi Gjeologjik i Kosovës, Kosova tash është paraqitur në hartë me kufinj të plotë e pa fusnotë, si dhe trajtohet njëjtë si të 37 vendet Evropiane pjesë të Shërbimit Gjeologjik Evropian.”