
Skuadra e Galatasarayt është fituese e Superkupës së Turqisë për sezonin 2023/24.
Ishte minuta e dytë e ndeshjes, ku lojtarët e Fenerbahces e dorëzuan ndeshjen.
Fenerbahce kishte udhëtuar në “Nisan” stadium me lojtarët e grupmoshave U19 – kjo si shenjë proteste për vendimin e fundit nga Federata e Futbollit të Turqisë.
Galatasaray arriti të shënonte gol në sekondat e para me anë të Mauro Icardit.
Pastaj lojtarët e rinj të Fenerit u ftuan për ta dorëzuar ndeshjen dhe kështu Galatasaray triumfoi në Superkupë.
Padyshim kjo ishte finalja më e shkurtër në histori të futbollit europian.
Icardi'nin golünün ardından Fenerbahçe 19 yaş altı takımı futbolcuları soyunma odasına gidiyor. pic.twitter.com/0wdxDZcJ6b
— Sabah Spor (@sabahspor) April 7, 2024