Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Opozita e cilëson si të paaftë ministrin Latifi

Gazeta10
15 September 2022 - 19:26

Raporti:Arbenita Ilazi/Kanal10

Deputetë të partive opozitare e njohës të shëndetësisë kanë ngritur kritika ndaj ekzekutivit pas themelimit të Komisionit Ekzekutiv për Shëndetësi. Nga opozita e kanë cilësuar si të paaftë për të menaxhuar me shëndetësinë ministrin Latifi, derisa kanë thënë se nuk presin përmirësim të gjendjes as me themelimin e këtij komisioni. Megjithëse, lëvdata ndaj të parit të ekzekutivit i cili do të udhëheq me këtë komision, kanë thurrur nga partia në pushtet, Lista Guxo.

Të paaftë për të menaxhuar sektorin e shëndetësisë, e kanë cilësuar deputetë të partive opozitare ministrin Rifat Latifi.

Ata kanë thënë se themelimi i Komisionit Ekzekutiv për Shëndetësi, në krye me kryeministrin Albin Kurti, tregon se qeveria është duke u përballur me probleme të brendshme, gjë e cila sipas tyre, është shpërfaqur edhe në zhvillimet e fundit në këtë fushë.

 Nga LDK e AAK kanë thënë se nuk presin përmirësim të gjendjes në shëndetësi me themelimin e këtij komisioni, derisa kanë kërkuar më shumë llogaridhënie.

Por që lëvdata për themelimin e këtij komisioni, e udhëheqjen e tij nga ana e kryeminsitrit Kurti, ka thurur deputeti i Listës Guxo, Haxhi Avdyli.

Ai është shprehur se themelimi i komisionit nuk është bërë për ta ulur poshtë punën e ministrit Latifi.

Ndërkaq, kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiut ka thënë se shëndetësia ka ardhur në këtë gjendje, për shkak të mos koordinimit mes institucioneve shëndetësore dhe ekzekutivit.

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se gjendja e rëndë në shëndetësi kërkon veprime urgjente, andaj edhe është shprehur se me themelimin e Komisionit Ekzekutiv do t’i hapet rrugë reformës në shëndetësi. /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.