Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

12-vjeçari shqiptar firmos kontratën me Manchester Cityin

Gazeta10
09 April 2024 - 13:50

Bëhet e ditur se talenti 12-vjeçar nga Saranda, Bruno Qendro, do të vazhdojë karrierën në një nga Akademitë më të forta në botë, siç është ajo e Manchester City.

Futbollisti i vogël ka firmosur me “City” dhe do të jetë pjesë e të rinjve.

Ëndrra e madhe e 12-vjeçarit është që një ditë të luajë me ekipin e parë, aty ku janë edhe yjet botërorë, si Haaland, Foden dhe shumë të tjerë, të cilët Qendro ka pasur mundësinë t’i ndjekë nga afër.

“Kontrata zgjat deri në moshën 16-17 vjeç, aty shihet situata dhe veprohet më tej me një kontratë me para. Deri në këtë moshë, ai është pjesë e Akademisë dhe bën shkollën e zakonshme, ndërkohë ndjek stërvitjen me ta. Janë diku te 40 moshatarë të Brunos në Akademi që stërviten”, tha babai i Brunos.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.