Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Petkoviq – Osmanit: Po përdorë gënjeshtra brutale, nuk e duron suksesin e Vuçiqit

Gazeta10
09 April 2024 - 17:58

Drejtori i zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka reaguar ndaj deklaratës së presidentes Vjosa Osmani, në të cilën ka thënë se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka gisht në vendimin e Listës Serbe që të mos marrë pjesë në votimin për zëvendësimin e kryetarëve të komunave në veri të vendit.

Ai, me anë të një postimi në platformën X, ka theksuar se Osmani përdorë gënjeshtra brutale pasi nuk mundet t’i bëjë ballë suksesit të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, në Paris të Francës.

“Si nuk e ka parë ajo presionin kur Vuçiq i kishte ftuar serbët e Kosovës të marrin pjesë në nënshkrimin e peticioneve për largimin e kryetarëve të komunave në veri?”, ka thënë Petkoviq./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.