Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Tërnava flet për martesën, vrasjet e vetëvrasjet

Gazeta10
10 April 2024 - 8:19

Myftiu Naim Tërnava ka folur pas faljes së Fitër Bajramit. Ai e ka nisur fjalimin e tij për familjen e shëndoshë duke u lutur që mes veti të ketë harmoni, shëndet dhe paqe.

Myftiu Tërnava ka folur për familjen. Ai tha se familja është element kyç, është baza e krijimit të një shoqërie.

“Mirëqenia e familjes nënkupton mirëqenien e shoqërisë dhe feja islame i kushton vëmendje të veçantë familjes”, tha ai.

“Familja konsiderohet si shtyllë themelore e shoqërisë….familja duhet të jetë e kompletuar:”, tha ai, duke shtuar se fëmija duhet ta dijë se kë e ka babë e nënë.

Ka thënë se martesa është e shenjtë. “Fëmija duhet ta dijë se kush është nëna e kush është babai”.

Tërnava ka thënë se si pasojë e një familje të shëndoshe edhe njerëzit janë të shëndoshë.

Duke u nisur nga kjo, Tërnava ka folur rreth numrit të madh të vrasjeve dhe vetëvrasjeve që po ndodhin.

“Ne si BIK jemi të shqetësuar për numrin e vetëvrasjeve dhe vrasjeve, të dhënat e policisë janë shqetësuese. Këto akte do të jenë fatale për ardhmërinë tonë”.

Tërnava gjithashtu ka bërë thirrje që të gjithë qytetarët të mos e neglizhojnë regjistrimin e popullsisë.

Myftiu është lutur për popullin e Kosovës, Ushtrinë e Kosovës dhe Policinë e Kosovës.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.