Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Pas intervistimit, Gani Gecit i caktohet masa e ndalimit policor për 48 orë

Gazeta10
13 October 2026 - 9:02

Policia e Kosovës ka konfirmuar se Gani Geci pas intervistimit është ndaluar 48 orë nga Policia e Kosovës.

Policia në raportin 24 orësh bën të ditur se Geci është ndaluar me dyshimin për kanosje ndaj gazetarit Lirim Mehmetaj.

“Prishtinë 11.10.2026-19:27. Më 13.10.2026 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale ‘kanosje’ ndaj viktimës mashkull kosovar-gazetar”, thuhet në raport.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48-orë.

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.