
Mbrojtësi spanjoll, Sergio Ramos në verë pritet t’i japë fund aventurës së tij në futbollin evropian.
Ramos është në muajt e fundit të kontratës së tij se Sevillën dhe në verë do të jetë lojtar i lirë.
38-vjeçari vitet e fundit të karrierës do t’i vazhdojë në MLS, me Inter Miamin që po insiston në transferimin e tij.
Nëse ndodh ky transferim, Ramos do të bashkohej me disa nga ish-bashkëlojtarët e tij si Lionel Messi, Jordi Alba dhe Sergio Busquets.
Ramos u rikthye te Sevilla në verën e vitit të kaluar si lojtar i lirë, pas një aventurë dyvjeçare të kaluar te Paris Saint-Germaini.
Këtë edicion me klubin andaluzian, qendërmbrojtësi ka luajtuar 29 ndeshje, prej të cilave ka shënuar shtatë gola dhe ka dhuruar një asist.
Periudhën më të lavdishme të karrierës, Ramos e kaloi te Real Madridi, ku fitoi plot 22 trofe.
38-vjeçari cilësohet si një nga mbrojtësit më të mirë në dekadën e fundit.
Përveç Inter Miamit, për shërbimet e mbrojtësit spanjoll kanë shprehur interesim edhe disa skuadra nga Arabia Saudite.