Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Ndërrimi i parë i punëtorëve të Trepçës bojkoton punën, ende nuk i kanë marrë pagat e plota

Gazeta10
11 April 2024 - 11:11

Ndërrimi i parë i punëtorëve në Trepçë nuk kanë punuar sot për shkak se ende nuk i kanë marrë pagat e plota.

Disa prej këtyre punëtorëve i kanë marr vetëm 30 për qind të pagës.

Ndërsa minatorët, përfaqësues të Sindikatës për pak pritet të takohen me kryeshefin e Trepçës për të sqaruar këtë situatë, njoftoi për RTK, Ibrahim Jonuzi, kryetar i Sindikatës së Trepçës.

Kujtojmë se për shkak të pagave, punëtorët e Trepçës edhe më parë kanë bojkotuar punën. Madje minatorët ishin ngujuar në galeri duke kërkuar që kjo çështje të zgjidhet. E marrëveshja ishte arritur për marrjen e pagesave të rregullta mujore, ndërsa sa i përket kërkesës për sigurim shëndetësor dhe jetësor, minatorët janë pajtuar që këto çështje të trajtohen më vonë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.