Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Bayer Leverkuseni i Granit Xhakës vazhdon ecurinë fantastike, fiton edhe ndaj West Ham

Gazeta10
11 April 2024 - 23:12

Bayer Leverkuseni ka fituar ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Evropës ndaj West Ham me rezultat 2-0, për të bërë hap të madh për kalimin tutje.

Golat e fitores u shënuan krejt në fund edhe pse “Aspirinat; kishin dominim dhe raste nga fillimi deri në fund.

Jonas Hoffman zhbllokoi ndeshjen në minutën e 83-të për t’i dhënë epërsinë Bayerit.

Vulën takimit ia dha Victor Boniface që shënoi në minutën e parë të kohës shtesë.

Granit Xhaka, udhëhoqi mesfushën e Leverkusenit edhe në këtë ballafaqim, duke e kompletuar ndeshjen për 90 minuta.

Bayer Leverkuseni është afër që ta fitojë titullin e parë në Bundesligë dhe Kupën e Gjermanisë për herën e dytë në histori, ndërsa ka bilance prej 42 ndeshje rresht pa humbje, prej tyre 37-të fitore.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.