Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Shpërthim tek Lagjia e Profesorëve në Prishtinë, gjashtë vetura të dëmtuara- Këto janë pamjet e veturave (FOTO)

Gazeta10
12 April 2024 - 12:06

Një shpërthim ka ndodhur sot në rrugën “Zekirja Cana” në Prishtinë, tek Lagjja e Profresorëve. Si pasojë e shpërthimit, gjashtë vetura janë dëmtuar, derisa nuk raportohet për ndonjë person të lënduar.

Rastin për Gazeta10 e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Sipas tij, rezultatet e para sugjerojnë që mjeti shpërthyes të ketë qenë granatë dore.

“Rreth orës 07:00  është pranuar informata për një shpërthim në rrugën “Zekirja Cana” në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para bëhet e ditur se si pasojë e shpërthimit nga fragmentet e mjetit shpërthyes  gjashtë vetura janë dëmtuar përderisa nuk raportohet për pasoja në njerëz.

Përgjatë kryerjes së ekzaminimit të vendngjarjes rruga është bllokuar për lëvizje ndërkaq njësia për menaxhimin e mjeteve shpërthyese ka bërë pastrimin e terrenit. Rezultatet e para sugjerojnë që mjeti shpërthyes të ketë qenë granatë dore, ndërkohë që policia po vijon me ndërmarrjen e veprimeve të tjera për ndriçimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, ka thënë Borovci.

Gazetaret e terenit të Kanal10 poashtu kanë siguruar pamje të veturave të cilat janë dëmtuar nga shpërthimi ne Lagjën e Profresorëve, ku si mjeti shpërthyes dyshohet  të ketë qenë granatë dore.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.