Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Si është gjendja e të plagosurit në Ferizaj? – flet Drejtori i Spitalit Rajonal të Ferizajt

Gazeta10
12 April 2024 - 18:41

Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot Ferizajn, ku një person e qëlloi për vdekje me armë zjarri një grua.

I plagosur në vendin e ngjarjes mbeti edhe 15 vjeçari D.C., i cili dyshohet të jetë vëllai i viktimës.

Drejtori i Spitalit Rajonal të Ferizajt, Sefedin Fazliu, për emisionin”Raport” në Kanal10. ka dhënë detaje mbi gjendjen e 15-vjeçarit të plagosur, i cili tashmë është operuar.

“Rreth orës 15 kemi pranuar një rast nga shërbimi urgjencës. Kemi pranuar një pacientë i cili ka qenë me plagë nga arma e zjarrit, ka qenë në parakrahun e djathtë, ku pas bërjes së radiografisë nga ana e ortopedit është larguar plumbi dhe i është dhënë Policisë së Kosovës”, ka thënë Fazliu.

Ai ka thënë se gjendja e tij është stabile dhe nuk është i rrezikuar për jetë. /GAZETA10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.