Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Arrestohet një person i kërkuar në Ferizaj

Gazeta10
13 April 2024 - 19:27

Sot rreth orës 15:10, hetuesit e stacionit në Ferizaj kanë arrestuar një 40 vjeçar M.I, që ishte duke e kërkuar.

Ai ishte i kërkuar me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale ‘‘ Shpërdorimi”  me dënim burgimi prej 25 ditëve dhe pas kompletimit të dokumentacionit është dërguar në vuajtje të dënimit.

“Policia rajonale e Ferizajt falënderon qytetarët për bashkëpunim, ndërsa inkurajon edhe të tjerët që të bashkëpunojnë me policinë. Sa herë që kanë informacione për personat e kërkuar nga organet e rendit, të njoftojnë menjëherë stacionin e policisë më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406”.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.