Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Prokuroria kërkon arrestimin e xhudistit Akil Gjakova, dyshohet për dhunë ndaj bashkëshortes

Gazeta10
13 April 2024 - 19:28

Policia e Kosovës është autorizuar nga Prokurori i Shtetit për arrestimin e xhudistit kosovar, Akil Gjakova, i cili të shtunën u denoncua për dhunë nga gruaja e tij, Suela Muminovic.

Lajmin për Gazeta10 e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi.

“Prokurori i shtetit ka pranuar një procesverbal të një kontesti civil nga gjyqtari dhe është njoftuar nga avokatja e palës së dëmtuar se ka elemente të veprës penale të dhunës në familje. Menjëherë është autorizuar Polica e Kosovës nga Prokurori i Shtetit për arrestimin e të dyshuarit dhe marrjen e masave ligjore”, njoftoi Nikçi.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.