Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Haxhiu për Ligjin e Pagave: Mashtrim i Qeverisë, karrem për mos të pasë greva  

Gazeta10
15 September 2022 - 23:10

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka thënë se draftimi i Ligjit të Pagave sipas tij është katastrofal, dhe është mashtrim i Qeverisë Kurti. 

Haxhiu në Prime Time, ka thënë se këtë dëgjim publik, qeveria po e bënë vetëm pas paknaqësive dhe grevës që po ndodhë, raporton Gazeta10. 

“Ligji i Pagave është mashtrim. Kjo mënyrë e dëgjimit publik, dhe kjo mënyrë e draftimit është mashtrim i Qeverisë, pas këtyre pakënaqësive dhe grevës. Nuk ka asgjë prej këtij Ligji të Pagave nga kjo qeveri, për dy arsye. Një, nuk është i buxhetuar fare as në vitin 2023-24, sipas projektbuxhetit të vitit 2020, ku janë planifikimet për pagat…Vet kryeministri e ka thënë, që nuk do t’ua rritë pagat, e ka thënë me 14 shkurt”, ka thënë Haxhiu./Gazeta10 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.