
Në mëngjesin me Arben Ahmetin është raportuar përmes një telefonte të një nëne e cila ka humbur djalin e saj, veteran i luftës i cili ka humbi jetën në vitin 2004 pas një atentati të pa zbuluar ende, se familja ka humbur pensionin përshkak se i mungon qertifikata që ië luftës njejti ka qenë veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, raporton Gazeta10.
Por mbas të rrethanave lënë të kuptohet se dikush nuk ka aplikuar dhe nuk është bërë çertifikata.
Lushe Krasniqi nga Grabanica e Klinës tash e 19 vjet nuk i ndal lotët, dhe ajo është shumë e prekur për padrejtësitë qe i’a bëjnë institucionet e Kosovës të cilët i’a ndalen pensionin që merrte në emër të tij.
Shaqir Krasniqi, ish ushtar i UÇK-së humbi jetën duke lënë pas vajzën e tij. Pasi vajza mbushi 18 vjet ajo tash e një vit është privuar nga pensioni, Lushe Krasniqi thotë që tash e sa kohë endet nëpër institucionet e vendit por kërkesa e saj nuk merret parasysh.
Krasniqi thotë se e gjitha kjo po ndodh përshkak se po i kërkohet vërtetimi i veteranit që posedonte djali i saj e që institucionet nuk po i’a japin.
“Kur jom shku me apliku me qitë mi veti ma kan lyp qit çertifikatë, mu çertifikatën nuk e kanë sjell, ku ka mbetë un nuk e di, e kom lyp në shoqatën në Klinë, Klina më ka thonë shko në Qeveri, qysh me shku në Qeveri, jom shku katër herë në Qeveri hajgare bojshin me mu, në kompjuter ka dal qe u lëshu ajo çertifikatë, kujna ja kanë dhënë unë nuk e di”, shtoi ajo.
Ndërkaq kryetari i zyrës së OVL- UÇK-së në Klinë, Hajdin Balaj fajin për humbjen e atij dokumenti ja ka lënë Qeverisë së Kosovës.
“Çertifikatat që na kanë ardh neve për mi nda, na i kena nda, ma merr menja që Qeverinë duhet me pytë se faji është i Qeverisë jo i joni se ajo është me numër të protokolit e lëshume, por pasi të gjitha dosjet e veteranëve të luftës janë në prokurori”, tha Balaj.
Kanal10 ka kontaktuar edhe me drejtorin e zyrës për çështjet e kategorive të dala nga lufta e UÇK-së, Aziz Bici i cili ka thene se nëse ky vërtetim ka humbur duhet kërkuar në prokurorinë speciale të Kosovës pasi e njejta i ka në dispozicion dokumentet e veteranëve të dal nga lufta.
Prokuroria ka thënë se nuk lëshon dokumente të tilla sepse ajo ka vetëm kopje të këtyre dokumenteve që kanë të bëjnë me rastin veteranët.
Ish pjestari i UÇK-së dhe eprori i TMK-së është vrarë në dhjetorin e vitit 2004 në Grabanicë të Klinës, derisa ishte duke u kthyer me nënën e tij nga fshati Dollovë./Gazeta10