
Gjykata Speciale ka liruar Fahri Fazliun, nipin e dy dëshmorëve, Bahri dhe Fahri Fazliun, raporton Gazeta10.
Lirimin e Fazliut e konfirmoi edhe nëna e tij, raporton Gazeta10.
Ajo ka treguar se i biri i është arrestuar në orën tetë të mëngjesit nga EULEX-i, menjëherë si e ka dorzuar fëmijën e tij në çerdhe.
Ajo ka thënë se nuk mund të jetohet çdo gjashtë muaj duke i’a kontrolluar banesën.
Në orën tetë të mëngjesit kur e ka qu djalin në çerdhe aty si e ka lënë djalin e kanë arrestu EULEX-i, para 7 muajve e kanë bastis banesën, nuk kanë gjetur asgjë në banesë, na nuk dim qysh me jetu kështu çdo gjashtë muaj tu na hallakat, na nuk e dijmë arsyen pse e kanë arrestu kurgju hiq nuk dijmë, por avokati tani na ka lajmëruar se është liruar Fahriu”, tha nëna e tij.
Rikujtojmë se mëngjesin e sotëm Gazeta10 ka raportuar për arrestimin e Fahri Fazliut nga Gjykata Speciale./Gazeta10