Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Edon Zhegrova mungon në ndeshjen ndaj Aston Villas, shkak lëndimi

Gazeta10
17 April 2024 - 14:43

Ylli i Përfaqësueses së Kosovës, Edon Zhegrova do të jetë mungesa e madhe e Lille në ndeshjen kthyese ndaj Aston Villës në kuadër të çerekfinales së Ligës së Konferencës.

Lille është nikoqir i Aston Villës në ndeshjen e nesërme, e cila do të zhvillohet nga ora 18:45 në ‘Stade Pierre-Mauroy’.

Klubi francez do të mundohet ta shkrij disavantazhin prej 2-1 nga ndeshja e parë, por nuk do të jetë e lehtë.

Trajneri i Lille, Paulo Fonseca ka njoftuar se Zhegrova do të mungojë për këtë ndeshje shkaku i një lëndimi në kyçin e këmbës.

Kjo do të jetë një mungesë e madhe për Lille, pasi Zhegrova është në formë të lartë dhe së fundmi është zgjedhur lojtari më i mirë i muajit në Ligue 1.

Pas formës së mirë që po kalon këtë edicion në futbollin francez, shumë skuadra kanë shprehur interesim për shërbimet e sulmuesit të Kosovës.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.