Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Vedat Muriqi mund të rikthehet në Fenerbahçe

Gazeta10
18 April 2024 - 14:50

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi në afatin kalimtar veror mund të rikthehet te skuadra e Fenerbahçes.

Mediat në Turqi raportojnë se klubi nga Stambolli po mundohet që ta bindë sulmuesi shtatlartë që të rikthehet në futbollin turk.

Sulmuesi nga Prizreni ishte pjesë e Fenerbahçes në sezonin 2019/20, përpara se të kalonte te Lazio për shumën e 20 milionë eurove.

Muriqi e kishte veshur fanellën e skuadrës turke në 36 ndeshje, prej të cilave kishte shënuar 17 gola dhe kishte dhuruar shtatë asistime.

29-vjeçari ka luajtur për gjashtë vite në futbollin turk për skuadrat si Giresunspor, Gençlerbirgli, Çaykur Rizespor dhe Fenerbahçe.

Muriqi është aktualisht njëri nga lojtarët kryesorë të Mallorcas dhe skuadra spanjolle vështirë se do ta lejojë largimin e tij.

Ai erdhi te Mallorca në janar të vitit 2022 dhe ka kontratë me klubin ishullor deri në qershor të vitit 2027.

Vlera e Muriqit në tregun e transferimeve është rreth 15 milionë.

Këtë edicion në La Liga, Muriqi ka shënuar pesë gola dhe ka dhuruar dy asistime në 23 paraqitje në të gjitha garat.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.