Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Kasimpasa i shtohet garës për transferimin e Muhamet Hysenit

Gazeta10
18 April 2024 - 15:23

Sulmuesi i Llapit, Muhamet Hyseni është senazioni i këtij edicioni në Superligën e Kosovës.

Sulmuesi nga Podujeva ka shpërthyer këtë edicion në elitën e futbollit kosovar, me 19 gola të shënuara.

Për 23-vjeçarin ky pritet të jetë sezoni i tij i fundit në futbollin kosovar, pasi ofertat në drejtim të tij në klubet evropiane janë të shumta.

Skuadra e fundit që ka shprehur interesim për shërbimet e sulmuesit të Kosovës është ekipi turk, Kasimpasa.

Skuadra nga Stambolli po e monitoron nga afër sulmuesin dhe në verë pritet t’i dërgojë Llapit ofertë zyrtare për shërbimet e tij.

Hyseni ka kontratë me Llapin deri në vitin 2026 dhe vlera e tij në treg është rreth 600 mijë euro.

Por, kryesia e klubit llapjan e cilëson kartonin e futbollistit plot 1 milionë euro.

Për shërbimet e 23-vjeçarit kishin shprehur interesim edhe shumë skuadra nga janar, por sulmuesi vendosi të qëndrojë te Llapi deri në fund të sezonit.

Hyseni debutoi me gol te Kosova në përballjen kundër Zvicrës.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.