
Nuk do të ketë ndeshje përsëritëse në FA Cup nga sezoni i ardhshëm. Vendimi vjen si pjesë e një marrëveshjeje gjashtëvjeçare për ndryshimet e turneut.
Finalja e Kupës FA 2025 do të luhet të shtunën e fundjavës së raundit të 37-të të Premierligës, raundi i parafundit, me ndeshjet e ligës që nuk luhen të premten në mbrëmje ose të shtunave për t’u fokusuar më shumë në kompeticion, konfirmoi të enjten Federata e Futbollit të Anglisë.
Klubet e Championship dhe të Premierligës do të hyjnë në garë nga xhiro e tretë.