Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Manifesta Biennial organizon koncert me muzikë elektro

Gazeta10
16 September 2022 - 12:09

Manifesta Biennial organizon Manifesta Nigh, raporton Gazeta10.

Ky organizim po bëhet në bashëkpunim me Servis, platform ndërdisiplinore e Prishtinës.

Në njoftim thuhet se është pregatitur një program muzikor fantastik me muzikë elektronike në qendër të saj.

Ky organizim mbahet në Kino Rinia me datën 23 shtator.

Këtu keni postimin e plotë:

“Jemi të gëzuar t’ju ftojmë në Manifesta Night #2, organizuar prej dhe në bashkëpunim me Servis.

Platforma ndërdisiplinore e Prishtinës është e njohur për eksplorimin e tingujve të klubeve underground duke sjellë kulturën e muzikës elektronike në qendër të skenës muzikore të qytetit e duke ndërtuar ura bashkëpunimi me artistë të Ballkanit e ndërkombëtare përgjatë këtyre dhjetë viteve të fundit. Netët e përmuajshme rave mbahen në hapësira të ndryshme të qytetit me qëllimin e jo vetëm të bërit bashkë të të rinjve të Kosovës përmes muzikës elektronike, por gjithashtu për të rijetësuar dhe për t’i dhënë një qëllim të ri të hapësirave publike në Prishtinë.

Ata kanë kuruar një program muzikor fantastik në Kino Rini dhe ne ju ftojmë të gjithëve për të kërcyer më datë 23 shtator”, thuhet në njoftimin e tyre në Facebook. / Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.