
Zgjedhjet për shkarkimin e katër kryetarëve të komunave në veri të Kosovës po bojkotohet nga komuniteti serb.
Deri me tani është vërejtur numër i ulët i votuesëve nëpër qëndrat e votimit, raporton gazeta10.
Bojkoti i këyre zgjedhjeve është komentuar nga gazetari serb nga kjo pjesë e Kosovës, Branislav Kërstiq.
Ai për emisionin ‘Raporti Special’ për Kanal10, thotë se me bojkotimin e daljes në këto zgjedhje, serbët e veritu kanë humbur shumë, raporton gazeta10.
Sipas tij, pas këtij vendimi është një ‘rrugë qorre’ që nuk di ku do t’i shpie serbët e këtyre katër komunave veriore.
“Serbët me vendimin për t’i bojkotuar këto zgjedhje kanë humbur shumë”, ka thënë Kërstiq. /Gazeta10/