
Është mbyllur procesi i votimit në katër komunat veriore të Kosovës.
Zgjedhjet për shkarkimin e katër kryetarëve të komunave në veri të Kosovës janë bojkotuar nga komuniteti serb.
Një numër minimal i votuesëve kryesisht nga komuniteti boshnjak, kanë dalë për të votuar në këto zgjedhje, raporton gazeta10.
Eksperti i Sigurisë, Bedri Elezi, në emisionin ‘Raport Special’ në Kanal10 ka folur për dëshitimi e zgjedhjeve në veri.
Ai mendon se pas këtyre zhvillimeve në Veri do të bisedohet për themelimin e një strukture policore të re multietnike.
“Në Veri do të bisedohet për themelimin e një strukture policore të re multietnike”, ka thënë Elezi. /Gazeta10/