Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Ernest Muçi në verë largohet nga Besiktasi, klubi turk do të përfitojë 30 milionë euro

Gazeta10
22 April 2024 - 13:56

Futbollisti i kombëtares shqiptare, Ernest Muçi e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme aventurën e tij në futbollin turk.

Muçi u transferua në janar te Besiktasi dhe shumë shpejt është ambientuar me skuadrën nga Stambolli.

Por, siç duket karriera e tij te Besiktasi nuk do të jetë e gjatë pasi në drejtim të tij kanë ardhur shumë oferta nga top klubet evropiane.

Mediat turke raportojnë se klubi turk së fundmi ka refuzuar një ofertë prej 18 milionë euro për shqiptarin, teksa kërkojnë rreth 30 milionë euro për shërbimet e tij.

23-vjeçari ka shënuar tre gola në 10 paraqitje me Besiktasin, duke u shndërruar në njërin nga lojtarët kryesorë të kësaj skuadre.

Besiktasi në janar shpenzoi plot 10 milionë euro për transferimin e Muçit nga Legia Warsawa.

Mesfushori nga Tirana ka kontratë me klubin nga Stambolli deri në qershor të vitit 2027.

Javë më parë ishte raportuar se Aston Villa është duke synuar transferimin e 23-vjeçarit, por e ardhmja e tij do të vendoset pas përfundimit të sezonit.

Muçi pritet të jetë njëri nga lojtarët kyç të Sylvinhos në Evropianin që do të mbahet gjatë kësaj vere në Gjermani.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.