Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Probleme me frymëmarrjen, Lecce zbulon gjendjen e Ylber Ramadanit

Gazeta10
23 April 2024 - 14:07

Ylber Ramadani ishte mungesa e madhe e Lecces në sfidën me Sassuolon. Mesfushori i kombëtares do të mungojë edhe në duelin me Monzan në Serie A.

Kjo për shkak të një problemi shëndetësor që Ramadani ka në pjesën e qafës, më saktësisht për shkak të një infeksioni që i ka krijuar edhe probleme me frymëmarrjen. Diçka të tillë e ka bërë të ditur klubi italian nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

Ish-futbollisti i Partizani iu është nënshtruar vizitave mjekësorë dhe për fatin e mirë i aka dalë të shmangë operacionin. Lecce bën me dije se mesfushori ka nisur fazën e rikuperimit dhe të terapive dhe shumë shpejt do të jetë nën urdhrat e trajnerit Gotti.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.