Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Hendboll/ Kombëtarja U18 në Kampionatin Mesdhetar në Turqi

Gazeta10
23 April 2024 - 18:04

Kombëtarja U18 e Kosovës në hendboll (djemtë) do të ketë një tjetër kampionat të rëndësishëm e sfidues. Prej 5 deri më 12 maj në Ankara të Turqisë, Kombëtarja jonë do të paraqitet në Kampionatin Mesdhetar. Është ky Mesdhetari i 20-të rresht për hendbollistët e rinj.

Kombëtaren tonë U18 e presin ndeshje të forta, që do të shërbejnë për rritjen e mëtejme të kësaj gjenerate premtuese.

Kroacia, Franca, Iraku, Mali i Zi, Maroku, Rumania, Tunizia e Turqia janë kombëtaret tjera pjesëmarrëse.

Kombëtaret do të ndahen në dy grupe, ndërsa pas fazës grupore do të ketë ndeshje për plasman përfundimtar. Pra programi do të jetë shumë i ngarkuar.

Në muajin gusht, Kombëtarja U18 do të paraqitet në Kampionatin Evropian që mbahet në Prishtinë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.