Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Liverpooli duket se i thotë lamtumirë titullit në Ligën Premier me humbjen nga Evertoni

Gazeta10
24 Prill 2024 - 23:03

Liverpooli ka pësuar humbje 2-0 në udhëtim te Evertoni në ndeshjen që ishte planifikuar të luhej në xhiron e 29-të.

Me këtë humbje, duket se The Reds i kanë thënë lamtumirë titullit kampion të këtij sezoni, që është i fundit për Jurgen Kloppin në Anfield.

Në minutën e 27-të, Jarrod Branthwaite realizoi golin e epërsisë për Evertonin, me çka edhe u mbyll pjesa e parë.

Në 45 minutat e dytë, Liverpooli ishte edhe më kërkues, por që lëshuan dhjetëra raste si në pjesën e parë.

Goditjen e fundit të kuqve ua dha Dominic Calvert-Leëin, kur realizoi me kokë në minutën e 58-të, nga një harkim nga këndi prej McNeil.

Me këtë humbje, Liverpooli mbetet në vendin e dytë me 74 pikë, tri më pak se lideri Arsenali dhe një më shumë se Manchester City që ka dy ndeshje më pak të zhvilluara.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.