
Policia e Kosovës ka njoftuar se të enjten është raportuar e zhdukur një femër në Vushtrri.
Sipas Policisë rastin e ka raportuar një burrë i cili ka thënë se ajo ka dalë nga shtëpia të martën e kësaj jave.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se më 23.04.2024 rreth orës 18:15 nga shtëpia është larguar viktima femër kosovare dhe deri më tani nuk ka asnjë informatë për vendndodhjen e saj”, ka njoftuar Policia.