Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Hysni Gucati arrin në Kosovë

Gazeta10
16 Shtator 2022 - 16:52

Ish-kreu i organizatës së veteranëve të UÇK-së, Hysni Gucati, ka arritur të premten në Kosovë.

Lajmin e ka konfirmuar Michael Doyle nga Gjykata Speciale.

Ai ka thënë se me vendim të Kolegjit të Apelit, është menaxhuar një vizitë për Gucatin për të takuar familjen e ngushtë.

“Për shkak të arsyeve bindëse humanitare, Kolegji i Apelit ka udhëzuar Zyrën e Regjistrimit që të menaxhojë një vizitë kujdestarie në Kosovë për Hysni Gucatin, për të takuar familjen e ngushtë. Hysni Gucati mbetet në paraburgim dhe në paraburgim të Dhomës së Specializuar”, ka thënë Doyle.

Mësohet se nëna e Gucatit është e shtrirë në QKUK dhe kjo është arsyeja e ardhjes së tij në Kosovë.

Hysni Gucati ishte në Kosovë edhe pak ditë pasi atij i vdiq babai, Avdullah Gucati, më 27 maj 2022.

Gucati është dënuar nga Gjykata Speciale me katër vjet e gjysmë burgim.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.