Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Më 30 shtator Kosovën e viziton presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino 

Gazeta10
16 September 2022 - 17:13

16 shtator, 2022 – KE i FFK-së, sot, mbajti mbledhjen e vet të radhës nën drejtimin e presidentit Agim Ademi, ku diskutoi për shumë çështje me rëndësi për futbollin e Kosovës.

KE analizoi rrjedhën e garave, duke konstatuar se deri më tash pati një rrjedhë të mirë të garave, por gjithsesi KE kërkon nga Komisionet dhe nga gjyqtarët që të jenë në nivel të detyrave. KE analizoi edhe paraqitjen e skuadrave tona në garat evropiane, e cila u vlerësua që ishte një paraqitje e mirë e veçmas nga kampioni në fuqi, FC ”Ballkani”, që ka arritur të jetë pjesë e fazës së grupeve në Ligën e Konferencës dhe të ketë paraqitje dinjitoze. Kjo ka bërë që imazhi i futbollit të Kosovës të rritet.

KE u njoftua nga presidenti Agim Ademi se FFK-në do ta vizitojë i pari i futbollit botëror, presidenti i FIFA-s, z. Gianni Infantino, i cili më 30 shtator do të vijë në Kosovë, që është një vizitë historike për futbollin e Kosovës.

Për këtë vizitë KE i FFK-së, do të marrë të gjitha masat dhe përgatitjet e duhura për pritjen sa më të mirë të presidentit Infantino, aq më parë që kjo vizitë bëhet në prag të fillimit të Kampionatit botëror Katari 2022.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.